E ndodhur mbi një kodër shkëmbore, në hyrje të qytetit të Shkodrës, kalaja Rozafa vazhdon të mbetet ndër monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizitueshme nga të gjitha moshat.
Edhe në javën e parë të nëntorit nuk kanë munguar turistët e huaj, të cilët duket se i tërheq vendi, historia, arkitektura, peizazhi fantastik të cilat ndërthuren në mënyrë të përkryer.
“Është hera e parë që e vizitoj Shkodrën , por jo Shqipërinë, pasi kam qënë tre herë deri tani. Shkodra është shumë e bukur, e rrethuar me male dhe ujë .I kam rënë rreth e qark Evropës, madje isha edhe në Theth dy javë më pare.
Është më bukur se sa në Zvicër. Fatmirësisht edhe koha është e favorshme, jam nga Spanja, por do të vij sërish në Shkodër.
-Kam ardhur me kamper bashkë me bashkëshorten time. Është hera e parë për ne.
Ndjehem i impresionuar, më pëlqen kalaja, njerëzit, atmosfera dhe klima, sepse atje nga vij unë në Gjermani kemi një klimë të egër.
Nuk me duket se jam në Europë por si në Alegjeri. Po ndihemi mjaft mire”, – shprehen turistët.
Përveç peisazhit, kalaja Rozafa ofron edhe muze dhe zona arkeologjike, ku vizitorët mund të mësojnë më shumë për historinë e saj dhe për rolin që ka luajtur gjatë shekujve.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.