“Rozafa” me 15 mijë vizitorë, kalaja e Shkodrës destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj
Kalaja e Rozafës në Shkodër edhe gjatë 3-mujorit të parë të këtij vitit ka shënuar një numër të lartë vizitorësh.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se “mbi 15.000 turistë na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024”.
Investimet e kryera në kala e kanë kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj.
Krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, kalaja e Rozafës u vizitua nga 5 mijë persona më shumë.
Ndërkohë që, vetëm në muajin mars të këtij viti kjo kala u vizitua nga 7025 vizitorë.