“Rozafa” përballë fluksit në rritje, mbi 85 mijë turistë kanë vizituar kalanë e Shkodrës këtë vit
Kalaja “Rozafa” në Shkodër vijon të ruajë trendin në rritje të vizitorëve të saj. Nga janari deri në fund të muajit korrik, mbi 85 mijë turistë nga vende të ndryshme të botës kanë patur si ndalesë të tyre objektin e rëndësishëm arkeologjik. Shifrat e vizitueshmërisë janë edhe më të larta në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë.
Por, fluksi i shtuar i turistëve në kalanë “Rozafa” ka sfidat e veta që duhen përballuar.
Kalaja “Rozafa” regjistroi shifrën rekord vitin e kaluar, sa i përket vizitueshmërisë, teksa kaloi numrin 125 mijë vizitorësh, por gjasat janë që ky numër të tejkalohet deri në fundin e vitit.