“Rozafa” rekord vizitorësh edhe në shtator/Kryesisht ato që po e vizitojnë këtë periudhë janë të huajt
E diela e parë e fillim shtatorit, shënoi një numër të lartë turistësh në kalanë “Rozafa”.Shumica vijnë për herë të parë në Shkodër.Ata thonë se njerëzit janë shumë të dashur , ndërsa vendi këtu është i mrekullueshëm bashkë me misterin e historisë së Rozafës. Përveç të huajve në kalanë Rozafa nuk munguan as bashkëkombasit tanë nga Kosova.Kalaja e Rozafës, vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.