Një rrebesh i fortë shiu, i shoqëruar edhe me erë, ka sjellë prani uji në disa rrugë të qytetit të Shkodrës.
Ka patur prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg
Menjëherë, nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake. Ndërkohë, edhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime kishte në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit megjithëse intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdonte, vështirësonte ndërhyrjen. Në disa fshatra, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.
Në akset kryesore të qytetit nuk kishte më prezencë uji, ndërkohë që puna u përqendrua në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Për përballimin e situatës u angazhuan Ndërmarrja së Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër, Emergjenca Civile të Bashkisë, Policia Bashkiake, Forcat Zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, që janë falenderuar publikisht nga kryebashkiaku Benet Beci.
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës, e organizuar prej…
Pas organizimit të suksesshëm të tre raundeve të para të ndeshjeve të Euro U-17 për…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ndeshjeve të Play Off-it për Ligën B/C.…
This website uses cookies.