rrebesh shiu shkoder
Data 1 Janar e këtij viti është shoqëruar me reshje të shumta në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër.Si pasojë e reshjeve intensive, ka pasur prezencë uji në rrugët kryesore, pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Në këto kushte, punonjësit e ujësjellës kanalizime, së bashku me strukturat e bashkisë Shkodër për emergjencat civile dhe shërbimet publike kanë dalë në terren për të ndërhyrë në hapjen e pusetave dhe kunetave për qarkullimin e shpejtë të ujit. Situata e krijuar në orët e pasdites është normalizuar brënda një harku kohor prej 20 minutash.Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur 4 banesa me prezencë uji, 2 në lagjen Kiras, 1 banesë pranë Teatrit Migjeni dhe 1 banesë në lagjen Draçin. Me të marrë informacion shërbimet e zjarrfikësve me pompat thithëse kanë shkuar pranë banorëve dhe është bërë tërheqja e plotë e ujit.Si pasojë e reshjeve edhe në lagjet periferike u përmbytën disa rrugë, të cilat vazhdojnë të jenë me prezencë uji.
Ndërkohë, gjatë natës mungoi furnizimi me energji elektrike në disa zona, ku energjia elektrike është rikthyer gjatë ditës së sotme.Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, edhe kjo e marte do të jetë e shoqëruar me reshje shiu të nivelit mesatar, e shoqëruar me erë dhe shtrëngata.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.