Rrebeshet e shiut bllokojnë trafikun në Lezhë, ndalohet peshkimi në det
Lezha është përfshirë nga rrebeshe shiu të shoqëruara me erë të fortë.
Shiu ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe vijon të jetë prezent në të gjithë territorin.
Kjo situatë ka bërë që ujërat të përhapen në disa rrugë të qytetit dhe në aksin drejt Shëngjinit, duke krijuar për rrjedhojë edhe trafik të rënduar.
Në të gjitha akset brenda qytetit është krijuar kaos në lëvizje, ndërsa një numër i lartë efektivësh të Policisë Rrugore dhe asaj të rendit janë angazhuar në pikat më problematike, duke sfiduar shiun e dendur për të lehtësuar lëvizjet.
Ndërkohë nga moti i keq është ndaluar dalja e mjeteve të vogla të peshkimit në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe përbën rrezik për lundrim.