Rrëfehet Cana: Tek Lacio zbuluan një problem me zemrën

Lorik Cana ishte pjesë e Lazios për katër vite, nga viti 2011 deri në 2015. Më pas i tha lamtumirë për të shkuar të luajë te Nantes vetëm për një sezon dhe ta mbyllë karrierën në Francë. Duke folur për Colintervieë – Oh My Goal, ish-mbrojtësi tregoi një detaj të papublikuar për përvojën e tij në Romë: “Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Më kishte mbetur edhe një vit nga kontrata me Lazion, isha 32 vjeç. Kisha ardhur nga një sezon i shkëlqyer në Romë: kishim përfunduar të tretët në ligë dhe në finalen e Kupës së Italisë. Kisha kaluar një pjesë të mirë të sezonit me De Vrij në qendër të mbrojtjes dhe në fund u zbulua ky problem. E gjeta veten në një situatë krejtësisht të re që nuk e njihja më parë”.

“Nuk doja të ndalesha, sepse kishte ende një gjë që doja të arrija në karrierën time: kualifikimin e kombëtares sime për një turne të rëndësishëm, diçka që nuk ishte parë më parë. U afruam shumë sepse na kishin mbetur edhe katër ndeshje, ato të shtatorit dhe tetorit. Nëse do të isha gjendur në të njëjtën situatë një vit më vonë, në vitin 2016, do ta kisha mbyllur menjëherë karrierën time, sepse kardiologët nuk donin që të vazhdoja më dhe menjëherë më këshilluan të ndaloja”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.