Lajme

Rregullat e reja për lëvizje në Shengen, Hasani: Mund të shtyhen deri në pranverën e 2025-ës

Avokati Naim Hasani ka rrëfyer për RTSH detaje nga rregullat e reja për lëvizje në Shengen.

Në një lidhje Skype me studion e RTSH24, Hasani bëri me dije se sistemi i ri i Kontrollit të menaxhimit të kufijve në kuadër të Bashkimit Evropian pritet të hyjë në fuqi në janar të viti të ardhshëm, ndërsa shtoi se mendon se ky proces do të shtyhet deri në pranverë.

ETIAS, theksoi avokat Hasani, do shërbejë si filtrues i personave që nuk kanë të drejtë të hynë në Bashkimin Evropian.

Sistemi i ri I kontrollit të menaxhimit të kufijve në kuadër të BE-së pritet të hyjë në fuqi në fillim të 2025-ës në janar të vitit të ardhshëm, por ka mundësi të shtyhet deri në pranverë. BE po përgatitet të luftojë në mënyrë masive emigracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin.

ETIAS do shërbejë si filtrues i atyre që s’kanë të drejtë të hyjë në BE dhe mezi pritet të implementohet nga ana e BE-së”, u shpreh ai.

Ndërsa numri i azilkërkuesve në vendet europiane ka ardhur në rritje, ky regjim vjen pikërisht për të goditur emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Ky regjim bëhet në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm pasi është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve dhe i ka dhënë ngjyrosje të re politikës europian e ku element ekstremistë të djathtë kanë bërë progres në vende të ndryshme të BE-së dhe për t’iu përgjigjur këtij ekstremi të djathtë, qeveritë e BE-së përshi dhe qeverinë e Britanisë po bashkëpunojnë ngushtë për një sistem të ri emigracioni”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.