Categories: LajmePolitikë

Rregullat e reja të Parlamentit, hyjnë në fuqi masat ndëshkuese për deputetët që prishin mbledhjet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e rregullores së parlamentit, e cila do të nisë të zbatohet sapo të nisë sesioni i dimrit në 15 janar.

Sipas ndryshimeve që u votuan në mesin e dhjetorit të kaluar është përcaktuar së pari se mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, jo vetëm në rastet e “fatkeqësive natyrore”,  por edhe në çdo rast tjetër të pamundësisë së zhvillimit fizik të tyre.

Ky ishte rasti kur në dy muajt e fundit, për shkak të protestave të opozitës, mbledhjet në disa raste dështuan. Po kështu hyjnë në fuqi masat ndëshkimore përjashtim nga pjesëmarrja në komisione ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.

Këto masa do të jepen në rastet kur: a) deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të   tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave,  të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve. b) kur deputeti    përmes veprimeve të qëllimshme dëmton pajisjet dhe orenditë ose heq funksionalitetin e tyre logjistik në sallën e seancave/mbledhjes. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara me sipër.

Masa disiplinore “përjashtim   nga pjesëmarrja  në  komisione  ose  në  seancë plenare deri në 60 ditë do te jepet në rastet: kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme  brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit apo mbledhjes së komisionit apo brenda mjediseve të Kuvendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

17 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.