Rregullat në “Euro 2024”
Shefi i arbitrave në UEFA, Roberto Rosetti është takuar me të gjithë arbitrat që do të gjykojnë në Euro 2024 dhe u ka shpjeguar atyre rregullat e reja. Konktretisht, çdo proteste te arbitri do të ndëshkohet me karton të verdhë. Çdo tërheqje lojtari brenda zonës do të ndëshkohet me penallti.
Protestat e futbollistëve do të jenë në qendër të vëmendjes së arbitrave në Euro 2024. Shefi i arbitrave në UEFA, Roberto Rosetti u ka shpjeguar të gjithë arbitrave pjesëmarrës në Euro 2024, që të mos kenë frikë të paralajmërojnë shumë lojtarë në të njëjtën situatë nëse do të formohej një grup kërcënues. Jo më kot Vinçiç, Kovacs dhe Soares Dias dhanë nga pesë “kartona të verdhë” për protestat në tre finalet e kupave të Evropës.
Ndaj edhe është vendosur tashmë rregulli i ri që vetëm kapitenët mund të afrohen te arbitri. Për të mbrojtur lojtarët e klasit nga ndërhyrjet e rënda, do të veprohet direkt me karton të kuq. Nuk do të ketë përjashtime, që do të jepet penallti për mbajtjen e çdo lojtari në zonë.
Si gjithmonë, Nyoni kërkon përdorimin jo të ekzagjeruar të VAR-it, me shpresën se vendimi përfundimtar do të jetë gjithmonë i arbitrit. Rekomandimi është që të përdoret video vetëm në rastin e provave të qarta nga imazhet. Të gjithë topat, që do të përdoren në Euro 2024, do të kenë një çip brenda, për të përcaktuar më saktë pozicionin jashtë loje. Si gjithmonë, do të ketë 5 zëvendësime.
Rikuperimi i minutave, objektivi është të mos kalojmë më shumë se 10, në total në 90 minuta. Mbetet në fuqi rregulli i 6 sekondave në dispozicion të portierit për të mbajtur topin. Duke shpresuar që të gjithë harxhuesit e kohës të çdo roli në fushë të mos bëhen problem, rregullorja këtu ofron zgjidhjen, një karton i verdhë dhe loja vazhdon.