Rregullimi i fasadave të pallateve të vjetra, Rama: Shkodra, dita dhe nata
Rregullimi i fasadave të pallateve të vjetra, që për afro 5 dekada nuk është vënë dorë, është në qendër të punës së Bashkisë Shkodër. Ka qenë kryeministri, Edi Rama që, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndau imazhe të këtij rigjenerimi.
“Shkodra, dita dhe nata”, shkruan Rama, duke e shoqëruar këtë edhe me një foto.
Bashkia e Shkodrës prej muajsh po kryen një sërë investimesh si sa i përket rikonstruksionit të rrugëve, asfaltim dhe ndriçim, ashtu edhe të sistemimit të fasadave të pallateve.