Rregullorja e BQK për dinarin serb, kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë do takohen sërish këtë të hënë (25 mars) në Bruksel në lidhje me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi i sotëm mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq vjen një javë pas atij që u mbajt më 19 mars në Bruksel në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb prej 1 shkurtit, si dhe me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksin e saj të Zbatimit.
Në këtë takim, kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq ranë dakord që deri më 22 mars të çonin propozimet për zgjidhjen e krizës së dinarit.