Rregullorja e re, 45 deputetë demokratë kërkesë në Kushtetuese: Të shfuqizohet

Kushtetuese

Kushtetuese

45 deputetë demokratë kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e rregullores së re të Kuvendit, të miratuar në seancën plenare të së enjtes (14 dhjetor) nga mazhoranca.

Deputetët demokratë pretendojnë se rregullorja e re e Kuvendit sjell pasoja të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetët, të cilët jo vetëm mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare nga 30-60 ditë, por pezullohen nga detyra pa pasur të drejtë për të ushtruar asnjë veprimtari si anëtarë të Kuvendit.

Sipas demokratëve, pasojat që sjell rregullorja e re, janë shumë të rënda për deputetët që mund të jenë subjekt i këtyre masave disiplinore.

Po ashtu, demokratët pretendojnë se zbatimi i rregullores së re sjell pasoja që prekin interesa shtetërorë.

Ja ndryshimet e rregullores së re të Kuvendit të Shqipërisë që u botuan në Fletoren Zyrtare

Është botuar në Fletoren Zyrtare rregullorja e re e Parlamentit të Shqipërisë, këto ndryshime u miratuan në seancën plenare të datës 14 dhjetor.

Sipas rregullores së re, deputetët apo grupi i deputetëve, të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend do të përjashtohen deri në 60 ditë nga seancat parlamentare apo nga komisionet parlamentare. Por çfarë parashikojnë ndryshimet.

Në nenin 1 thuhet: Në nenin a/5, “Mbledhjet në rastet e masave të jashtëzakonshme”, bëhen këto ndryshime:

  1. Titulli i nenit bëhet “Mbledhjet në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”.
  2. Në paragrafin e parë pas fjalëve “fatkeqësive natyrore” shtohen fjalët “si dhe në çdo rast tjetër të pamundësisë së zhvillimit fizik të mbledhjeve”, si dhe në fund të fjalisë shtohen fjalët “dhe/ose në mënyrë të kombinuar të prezencës fizike dhe mjeteve të komunikimit elektronik”.
  3. Në fund të paragrafit të katërt shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Gjithashtu, zhvillimi i mbledhjes së komisioneve parlamentare në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ose në mënyrë të kombinuar mund të vendoset edhe nga kryesia e komisionit”. Në nenin 63 në pikën 1 shkronja “d” riformulohet si më poshtë: “d) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”.

Në nenin 65 pika 2 riformulohet si më poshtë: “2. Në rast se deputeti nuk pranon të dalë nga salla ose përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare/mbledhjes së komisionit, drejtuesi i seancës plenare/komisionit i kërkon Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”.

Sipas nenit 65/1 bëhen ndryshimet e mëposhtme: “1. Titulli i nenit riformulohet “Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë””. 2. Pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7, 8 dhe 9 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ ose në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:

  1. a) kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve.
  2. b) Kur deputeti përmes veprimeve të qëllimshme dëmton pajisjet dhe orenditë ose heq funksionalitetin e tyre logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
  3. c) Kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. 7.

Masadisiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet:

a)kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /brenda mjediseve të Kuvendit;

  1. b) kur deputeti kryen veprime/ sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal.
  2. c) Kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.
  3. Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/rasteve.
  4. Gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryejë dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”. Kurse në nenin 65/2 pikat 1 dhe 5 riformulohen si më poshtë: 1. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës. 5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, pikat 6 dhe 7 të nenit 65/1 publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e  personit/viktimë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.