45 deputetë demokratë kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e rregullores së re të Kuvendit, të miratuar në seancën plenare të së enjtes (14 dhjetor) nga mazhoranca.
Deputetët demokratë pretendojnë se rregullorja e re e Kuvendit sjell pasoja të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetët, të cilët jo vetëm mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare nga 30-60 ditë, por pezullohen nga detyra pa pasur të drejtë për të ushtruar asnjë veprimtari si anëtarë të Kuvendit.
Sipas demokratëve, pasojat që sjell rregullorja e re, janë shumë të rënda për deputetët që mund të jenë subjekt i këtyre masave disiplinore.
Po ashtu, demokratët pretendojnë se zbatimi i rregullores së re sjell pasoja që prekin interesa shtetërorë.
Ja ndryshimet e rregullores së re të Kuvendit të Shqipërisë që u botuan në Fletoren Zyrtare
Është botuar në Fletoren Zyrtare rregullorja e re e Parlamentit të Shqipërisë, këto ndryshime u miratuan në seancën plenare të datës 14 dhjetor.
Sipas rregullores së re, deputetët apo grupi i deputetëve, të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend do të përjashtohen deri në 60 ditë nga seancat parlamentare apo nga komisionet parlamentare. Por çfarë parashikojnë ndryshimet.
Në nenin 1 thuhet: Në nenin a/5, “Mbledhjet në rastet e masave të jashtëzakonshme”, bëhen këto ndryshime:
Në nenin 65 pika 2 riformulohet si më poshtë: “2. Në rast se deputeti nuk pranon të dalë nga salla ose përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare/mbledhjes së komisionit, drejtuesi i seancës plenare/komisionit i kërkon Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”.
Sipas nenit 65/1 bëhen ndryshimet e mëposhtme: “1. Titulli i nenit riformulohet “Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë””. 2. Pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7, 8 dhe 9 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ ose në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:
Masadisiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet:
a)kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /brenda mjediseve të Kuvendit;
Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës. 5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, pikat 6 dhe 7 të nenit 65/1 publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë.
Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…
Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…
Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…
Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…
This website uses cookies.