Rrëqebulli i Ballkanit në rrezik zhdukje, shqetësimi është ngritur nga ekspertët e Mjedisit Natyror në Shqipëri
Shkatërrimi i natyrës nga ndërtimi i HEC-it dhe Fabrikës së Ujit në Thirrë të Mirditës, po rrezikon Rrëqebullin e Ballkanit dhe Ariun e Murrmë, kafshë të cilat kanë ngritur strehë në Parkun Natyror të Munellës.Shqetësimi është ngritur nga ekspertët e organizatës së Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, të cilët iu bashkuan qëndresës së banorëve në çadrën e ngritur në kantierin e ndërtimit të HEC-it dhe Fabrikës së ujit në këtë zonë.
Rrëqebulli i Ballkanit është lloji më i rrezikuar në nivel kombëtar dhe evropian, ndaj apelohet për mbrojtjen e Parkut Natyror të Munellës, zonë në të cilën ka ngritur strehë kjo specie, e cila mbrohet ngë një sërë ligjesh dhe konventash ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar.