Rrëshen-Burrel e degraduar / Rrëshqitja e trasesë dhe dëmtimi i asfaltit ka vështirësuar lëvizjen në këtë rrugë
Kjo është gjendja e rrugës nacionale Rrëshen-Burrel.
Ky segment rrugor i ndërtuar 10 vite më parë ka degraduar plotësisht.Në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 31 km ka rrëshqitje të trasesë dhe dëmtime të asfaltit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Banorë të zonës dhe drejtues mjetesh, thonë se cilësia e dobët e punimeve ka sjellë degradimin e shpejtë të kësaj rruge e cila është kthyer në makth të vërtete për ta.
Kryebashkiaku i Mirditës ,Albert Mëlyshi , pranon problematiken dhe kërkon mbështetjen e qeverisë për përfshirjen e këtij segmenti në projektin e rrugës së Lurës.
Krahas kalimtarëve, rruga nacionale Rrëshen-Burrel ju shërben banorëve të 10 fshatrave të këtyre bashkive, ndaj dhe rihabilitimi i saj shihet mjaft i domosdoshëm.