Rrëshen/ Vritet me armë një person, plagosen 3 të tjerë. Autorët në arrati, djegin automjetin

pistola

pistola

Një person është vrarë me armë zjarri në Rrëshen ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë për vdekje Martin Bardhin, ndërsa të plagosur mbetën persona të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Policia ka bërë me dije se është gjetur një automjet tip fuoristradë duke u djegur në fshatin Gëziq, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Policia, RENEA dhe FNSH janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të plagosur kanë mbetur Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Oltion Gjini, ndërsa u vra Martin Bardhi. Viktima kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred  Elezi ka deklaruar se dy janë autorët e ngjarjes, të cilët kanë qenë të maskuar në momentin e atentatit. 

“Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me një fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes është djegur në fshatin Gëziq. Nga shërbimet tona është vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, të gjitha shërbimet, forcat speciale RENEA, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, po kontrollojnë territorin në mënyre intensive. Gjithë drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për autorët e dyshuar. Tre të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, në spital”, u shpreh ai për mediat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.