Rrëshqitje dherash në disa akse / ARRSH, shkak shkrirja e skarpatave në disa pjesë
Këtë të enjte reshjet e dëborës në zonat malore, si dhe reshjet e shiut në qytet dhe zonat periferike kanë vijuar me intensitet të ulët. Gjatë natës shqetësim është bërë rrëshqitja e dherave dhe skarpatave në disa akse. Mirëmbajtësit e rrugës menjeherë kanë bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga dhe qarkullimi pa problematika.
Rrëshqitje gurësh ka patur edhe në zonat e Pukës dhe Fushë Arrësit në Kryehadro dhe Qafë Mali. Megjithatë, sipas autoritetit verior të rrugëve, qarkullimi është i hapur në të gjithë qarkun e Shkodrës. Apeli vijon t’u drejtohet shoferëve që të marrin masa për pajisjen me goma dimërore si dhe me zinxhirë. Në ditët vijuese ,sipas parashikimeve, pritet të ketë ulje të temperaturave, ndaj edhe ARRSH me kontraktorët e saj po bën kriposjen e rrugëve me qëllim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.