Rreth 4 orë në SPAK, Edmond Haxhinasto: U pyeta si dëshmitar
Ish-ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka dëshmuar për rreth katër orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ish-deputeti i LSI-së u paraqit në SPAK pasditen e kësaj të marte (12 nëntor), ndërsa pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tha shkurtimisht për mediat se ishte pyetur në cilësinë e dëshmitarit.
Mësohet se Haxhinasto ka dhënë sqarime në SPAK lidhur me dosjen e ish-presidentit Ilir Meta, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Presidenti i PL-së, dikur LSI, u arrestua më 21 tetor i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke e konsideruar arrestimin e tij politik.