Rrethimi i fundit i Shkodrës, Muzeu Historik i Shkodrës përkujtoi ngjarjen e rëndësishme historike

Rrethimi i fundit i Shkodrës përgjatë periudhës nga tetori 1912 në prill 1913 do të shënonte jo vetëm fundin e Perandorisë Osmane, por edhe përpjekjet e fuqishme të rezistencës shqiptare për liri ndaj ushtrisë serbo-malazeze që mbante të rrethuar qytetin.
Në Muzeun Historik të Shkodrës u përkujtua kjo periudhë e historisë përmes diskutimeve mbi dinamikën e kësaj ngjarje kaq të rëndësishme.
Përmes aktiviteteve të tilla, Muzeu Historik synon të rrisë interesin për vlerësimin e ngjarjeve me rëndësi historike.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, Muzeu Historik i Shkodrës çeli edhe një ekspozitë të autorëve Ergys dhe Ardit Faja me 37 punime picture që “dokumentonin” , përmes artit, këtë moment të historisë.