Rrethimi i Shkodrës përmes artit / Ekspozita pasqyron kontributin e vullnetarëve shijakas në Luftën e Shkodrës

rrethimi i Shkodres permes artit
Me rastin e 110-vjetorit të Luftës së Shkodrës (1913-2023) ku në të u shqua veçanërisht trimëria e një batalioni prej 200 vullnetarësh shijakas u çel ekspozita me 37 punime pikture që dokumentojnë përmes artit këtë pjesë të historisë nga autorët Ergys dhe Ardit Faja. Përgjegjësi i Muzeut Historik të Shkodrës, Sokol Parmeza evidenton rëndësinë që ka ekspozimi i saj në mjediset e Muzeut.
Ndër betejat më të zjarrta të kësaj lufte ishin ato të Berdicës dhe Bardhajve ku mbetën të vrarë nga forcat serbo-malazeze 104 luftëtarë shqiptarë. Ajo pjesë e historisë kujtohet mirë edhe nga familjet shkodrane.
Ekspozita e dy autorëve nga Shijaku do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më
5 janar 2024 në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës.