Rrethina, probleme me ujin e pijshëm, banorët: Uji i puseve i ndotur, por e konsumojmë nga halli

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Rrethina, mes tyre edhe ai Grudë e Re. Ky fshat nuk furnizohet me ujë të paktën prej 10 vitesh, por banorët, të cilët nuk e kanë mundësinë për ta blerë, shprehen se detyrohen ta mbushin kudo dhe të detyruar nga halli e konsumojnë ujin për ta pirë.
Mungesa e ujit të pijshëm vijon të mbetet një problematike e pazgjidhur në njësinë administrative Rrethina.