Rrezik për qytetarët, bulldogët amerikanë të përmasave të medha nuk do të lejohen më në Britani
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka bërë të ditur se bulldogët amerikan i përmasave veçanërisht të mëdha do të ndalohen në vend.
Sipas Sunak, ky lloj bulldogu përbënte një rrezik për komunitetet, veçanërisht fëmijët dhe do të ishte i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga fundi i viti.
Njoftimi erdhi pasi një person u sulmua nga dy bulldogë dhe ndërroi jetë të premten si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit.
Ndërkohë që një javë më parë edhe një vogëlushe 11-vjeçare u sulmua nga një bulldog i përmasave veçanërisht të mëdha, është e qartë se nuk është fjala për disa qen që janë trajnuar keq.
“Agresiviteti është pjesë e sjelljes së tyre dhe kjo nuk mund të vazhdoj”, theksoi Sunak.
Ka katër lloje bulldogësh: standard, të vegjël, klasik dhe veçanërisht i madh.
Ky i fundit mund të peshojë më shumë se 60 kg dhe është aq i fuqishëm sa mund të vërë poshtë një të rritur pa u munduar fare.
Në një studim të publikuar nga gazeta britanike e shëndetit publik ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të sulmeve të ndërmarra nga ky lloj qeni që është përfshirë ne incidente që kanë rezultuar që nga plagë që kanë pasur nevojë për qepje dhe deri tek humbjet e jetëve.