Rrezikohen kalimtarët nga rënia e tjegullave – Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ndërhyn duke larguar nga rruga inertet

bien tjegullat 11

Këto tjegulla të rëna në tokë dhe një pjesë e fasadës së një banese, rrezikuan jetën e kalimtarëve.

Siç e shikoni në këto pamje , është shembur një pjesë e kësaj banese dykatëshe në rrugën “Babej” në qendër të Shkodrës, ngjitur me Shtëpinë e të Moshuarve.

Nga shembja e ndërtesës nuk është lënduar asnjë person, ndërsa konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për kalimtarët.

Përballë kësaj situate, banorët i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Sakaq, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër,  ka ndërhyrë menjëherë duke pastruar inertet, si pasojë e shkëputjes së një pjese të fasadës.

Ndërkohë, policia bashkiake pritet që të bëjë edhe rrethimin në pjesën përpara të ndërtesës, si dhe u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë aty pranë, pasi çatia është gati në shembje.

Lënia në harresë e disa prej ndërtesave të vjetra në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës po krijon dita-ditës rrezik për kalimtarët e shumtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.