Rrezikoi rrëzimin e avionit duke hedhur monedha në motorin e tij, pasagjeri: Janë për fat të mirë
Një incident që mund të shkonte në tragjedi është shmangur në një aeroport të Kinës. Një pasagjer hodhi monedha në një nga motorët e avionit me të cilin do të udhëtonte duke shkaktuar mbi 4 orë vonesë në nisjen e tij dhe zgjidhjen e problemit.
Fluturimi i China Southern Airlines CZ8805 ishte planifikuar të nisej nga qyteti jugor Sanya në Pekin rreth orës 10 të mëngjesit më 6 mars, por nuk u nis deri rreth orës 14:16 me orën lokale, për shkak të monedhave të hedhura në motorin e avionit.
Një pasagjer ka hedhur tre deri në pesë monedha në motor për “fat të mirë”, ndërsa u shoqërua nga policia e aeroportit pas incidentit.
Linja ajrore tha se monedha u gjetën gjatë kontrolleve të sigurisë, por nuk specifikoi se sa ishin gjetur.
“Stafi i mirëmbajtjes së avionit kreu një inspektim gjithëpërfshirës të sigurisë dhe përcaktoi se nuk kishte probleme sigurie përpara nisjes”, tha shërbimi i klientëve të linjës ajrore.
Më vonë Aeroporti China Southern Airlines lëshoi një paralajmërim kundër “sjelljeve të pacivilizuara” duke thënë se “hedhja e monedhave në aeroplan përbën një kërcënim për sigurinë e aviacionit dhe do të rezultojë në nivele të ndryshme ndëshkimi”.
Incidente të ngjashme të njerëzve që hedhin monedha në avionë, me sa duket për “fat të mirë”, kanë ndodhur shpesh vitet e fundit në Kinë.