Rreziku i përmbytjeve/Fermerët në Trush: Shqetësim mos pastrimi i kanaleve
Zona e Trushit në njësinë administrative Berdicë vazhdimisht ka qenë pjesë e fshatrave më problematike sa i takon përmbytjeve. Banorët e vënë gishtin tek pastrimi i kanaleve kulluese i cili nuk është kryer prej 3 vitesh, duke penguar kullimin e tokave në rast të reshjeve intensive. Ndërhyrja për vënien në eficencë të plotë të skemës kulluese, duhet të përqendrohet në zonat ku ka patur përmbytje thonë fermerët e zonës. Hapja dhe pastrimi i kanaleve kulluese, është drejtpërdrejtë në favor të kultivuesve të tokave në zonat ku po punohet por i paraprihet edhe çdo situate të padëshiruar që mund të krijohet nga përmbytjet apo reshjet. Kanalet duhet të ishin pastruar në muajt shtator-tetor, ndërkohë që tashmë me nisjen e dimrit për banorët ky është një proçes që nuk ka produktivitet.