siro lishi
Vitet e fundit rreziku nga zjarret ka qënë gjithnjë e më i lartë në vendin tonë. Efektivët zjarrëfikës në Shkodër, në punën e tyre të përditshme disa herë kanë listuar disa probleme siç janë trafiku, bumet në qytet, parkingjet e gabuara, por mbi të gjitha rrugicat e ngushta që në jo pak raste e kanë bërë të pamundur kryerjen e punës me sukses. Referuar edhe ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Tiranë ku një pallat disa katësh thuajse u shkrumbua, ekspertët e sigurimeve private janë të mendimit që sigurimi i objekteve dhe pronës duhet të jetë i detyrueshëm. Në Shkodër ende nuk janë të shumtë qytetarët të cilët zgjedhin të sigurojnë pronën, kjo edhe për shkak të vlerës monetare. Ndonëse bazuar tek dëmet që mund të shkaktohen në rast fatkeqësish vlera e sigurimi është thuajse e papërfillshme, 1 euro për metër katror. Sigurimi i objekteve varet edhe nga zona e banimit! Vitet e fundit qeveria shqiptare propozoi që të ketë një ligj të posaçëm i cili i detyron qytetarët që të sigurojnë pronën, por deri më tani ky propozim është kundërshtuar nga agjensia e mbrojtjës së konsumatorit.
Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se marrëdhënia e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, bazuar…
Pak orë pas liderët evropianë ranë dakord për të hedhur një hap të mëtejshëm për…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Mianmarin mëngjesin e…
Një sulm me thikë ka ndodhur në qendër të Amsterdamit, ku pesë persona kanë mbetur…
Mbreti Çarlsi III ka dalë nga spitali ku u shtrua shkurtimisht një ditë më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,…
This website uses cookies.