Rreziku nga kafshimi i qenve/ Llazani: Probem janë pronarët. Kacorri: Brenda 48-orësh paraqituni te mjeku
Rreziku që iu kanoset qytetarëve nga kafshimi i qenve, duke iu referuar dhe rastit më të fundit, ku një 84-vjeçar gjeti vdekjen nga kafshimi i pitbullit, ka qenë temë në emisionin “Jetë Shqiptare”.
Veterineri Martin Llazani, deklaroi se problemi nuk është te qentë, por te pronari i kafshës. Ai u shpreh se nëse pronari nuk tregon kujdes, nuk e trajnon, dhe e keqtrajton qenin, ky i fundit është i prirur të kafshojë.
“Demonizohet përherë qeni. Nuk është problemi i pitbullit, por kush e mban.
Nëse nuk e trajnon, e keqtrajton, e mban mbyllur, qeni do dalë dhe do hajë. Këta lloj qensh kanë një problem se kur kafshojnë ju rritet adrenalina dhe vazhdojnë kafshime pa ndalesë. Janë qen shumë të fuqishëm. Nëse të njëjtën sjelle e ka një qen 10 kg nuk arrin në vrasje. Sjellja e tij në një qen kaq të fuqishëm jep dëme. Pesha trupore e një pitbulli varen nga varieteti i racës 20-60 kg.
Nuk ka qen të rrezikshëm, por pronari kush e mban. Duhet të ketë përgjegjësi kush i merr këto qen.
Nuk është i rrezikshëm fare nëse trajnohet. Ata lloj qensh kapërcejnë dhe 3-4 metra. Rekomandohet që qeni të mbahet në litar, ccfarëdo lloj rrace të jetë. Nuk mund të jesh 100% i sigurt. Qeni jashtë shtëpisë duhet të jetë në litar. Në qen të rrezikshëm dhe të patrajnuar, duhet të mbajë maskë. I zoti duhet të kontrollojë qenin, jo ta lëshojë në rrugë”, u shpreh Llazani.
Mjekja Viola Kacorri u ndal te rreziku i kafshimit. Ajo u shpreh se nëse qytetarët nuk paraqiten në qendrat shëndetësore dhe nuk bëjnë vaksinën e tetanozit pas kafshimit, rrezikojnë jetën.
Porta e parë, theksoi ajo, është mjeku. Brenda 48-orësh, shtoi Kacorri, duhet patjetër që qytetari të drejtohet te mjeku.
“Kemi pasur në praktikat tona, kafshime nga qentë e rrugës, dhe pickime nga sende të tjera të forta të cilat kanë qenë detyrimisht subjekte për të aplikuar vaksinën.
Ndihemi të rrezikuar sepse profesioni i mjekut që punon me tuyrne, jemi të alarmuar., kemi prindër, prindër, duhen marrë masa që të mos arrijmë deri aty ku pacienti të drejtohet drejt qendrave shëndetësore apo spitalore për të kryer vaksinën e mundshme.
Kohët e fundi, para dy javësh ka qenë një pacient i kafshuar nga qeni. Ai ishte roje policie i këtyre ndërtesave afër qendrave shëndetësore. Rreziku është i madh nga kafshimi. Tetanozi bëhet dhe nga sende të forta, me ndryshk, baktere që merren nga toka, nga papastëritë.
Vaksina e tetanozit është klostridium, bakteri që lëshon toksina në organizëm, duke bërë që pacienti të ndjejë spazma të muskulaturës, kontraktim të gjymtyrëve dhe trupit. Ka periudhë inkubacioni për këtë. Funksionimi i këtyre hallkave funksionon që pacienti paraqitet te mjeku, bëhet një identifikim i plagës, të përcaktohet çfarë është, kafshim, çarje me ndonjë send.
Rrezikon sepse duke qenë se merret në orët e para, periudha e inkubacionit zgjat deri në tre ditë, mund të jenë shenja të shpejta, rrezikon sepse ka spazma të muskulaturës dhe spazmës, paralizë parciale te pjesa e gjymtyrës, sekrecione të gojës. Rrezikohet dhe jeta nëse lihet pa qenë në një ambient shëndetësor.
Është mjeku që e përcakton, mënyrën e plagës, terapi lokale ose orale dhe e çon drejt qendrës shëndetësore ku aplikohet dhe vaksina. Aty ku disponohet pyetet se mund të ketë dhe alergji nga komponentët e injeksionit”, tha Kacorri.