Rreziku nga katastrofat natyrore / Për tre ditë me radhë u zhvillua trajnimi rreth ndikimit të motit në fatkeqësitë natyrore
Shkodra është një nga ato qytete ku kushtet e motit në jo pak raste kanë ndikuar në fenomenin e përmbytjeve ndaj për tre ditë me radhë trajnimi ndërkufitar “Parashikimet e motit dhe sistemet e hershme të paralajmërimit”, organizuar nga Prefektura e Shkodrës në bashkëpunim me Forse Montenegro, dhe financuar nga BE mori një rëndësi të veçantë.
Përmirësimi dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore lidhur me parashikimet e motit dhe sistemet e hershme të paralajmërimit ishte një nga konkluzionet e këtij trajnimi por pati dhe të tjera.
Për Koordinatorin e projektit “Katastrofat nuk njohin kufij” rëndësi të madhe merr ndërveprimi me komunitetin dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për pasojat që krijojnë fenomenet e motit.
Shqipëria kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë, ndër të tjera veç përmbytjeve edhe thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje.
Vlerësimi dhe menaxhimi i mirë i territorit inkurajon ndërveprimin ekonomik dhe formaton në mënyrë të ndërsjellë strukturën e tregjeve. Territori është më tepër se sa një linjë në hartë, është një karakteristikë thelbësore e jetës së përditshme politike dhe sociale.