Rreziku nga sulmet kibernetike financiare, thirrje për kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit

sulmet kibernetike

Atmosfera e ngrohtë festive na shpërqendron nga vëmendja që duhet t’i japim sigurisë kibernetike. Përgjatë vitit 2024 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar 8.506 rrjedhje të dhënash. AKSK ju bën thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.

“Jemi në një periudhë festash dhe kjo kohë është e artë për mashtruesit online. Gjatë 2024 kemi pasur shifra alarmante, kemi rritje të numrit të sulmeve shumë të lartë ku qytetarët janë bërë pre e sulmeve financiare online”, tha Esmeralda Kazia.

Drejtoresha e monitorimit dhe raportimit të incidenteve kibernetike ka listuar rastet më të shpeshta të sulmeve që janë rrezik për qytetarët.

“Në rast se merrni mesazhe apo e-maile apo oferta që mund të duken shumë të mira për të qenë të vërteta mos i klikoni. Siguroni pajisjet tuaja, krijoni një fjalëkalim të fortë dhe bëni blerje nga platforma të besueshme që të shmangni sulmet kibernetike financiare online”, tha Kazia

Ndër të tjera AKSK ju bën apel qytetarëve që për çdo rast të dyshimta të raportojnë pranë këtij institucioni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.