Categories: BotaLajme

Rrëzimi i avionit ushtarak, Zelensky: Akt kriminal i Moskës, do kërkojmë hetim ndërkombëtar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën për rrëzimin e avionit ushtarak dhe se po vendos në rrezik vazhdimisht jetët të burgosurve ukrainas.

Ai kërkoi një hetim ndërkombëtar pas rrëzimit të avionit ushtarak në rajonin Belgorod pranë kufirit të Ukrainës ku humbën jetën të gjithë ata që ndodheshin në bord, përfshirë edhe të burgosurit ukrainas.

Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi sipas saj ishte Kievi që kishte rrëzuar aeroplanin Il-76 me 65 robër lufte ukrainas, 6 anëtar të ekuipazhit rus dhe tre shoqërues.

Moska pretendoi se ukrainasit po fluturonin për një shkëmbim të burgosurish. Nga ana tjetër, inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) tha se nuk i ishte vënë në dijeni të siguronte hapësirën ajrore të sigurt, si në rastet e mëparshme.

Komentet e GUR janë parë si një pranim i heshtur se Ukraina qëlloi avionin e transportit ushtarak, megjithëse theksoi se nuk kishte informacion të besueshëm se kush ishte në bord dhe paralajmëroi se incidenti mund të kishte përfshirë “veprime të planifikuara dhe të qëllimshme nga Rusia”.

Zelensky tha se ishte e qartë se rusët po luajnë me “jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dënoi rrëzimin e aeroplanit si një “akt monstruoz”, sipas agjencive ruse të lajmeve. Ai u tha gazetarëve se nëse Zelensky kërkon një hetim ndërkombëtar, duhet ta kërkojë për “veprimet kriminale të regjimit të Kievit” siç e quajti ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

1 hour ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

1 hour ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

1 hour ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

1 hour ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

1 hour ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

1 hour ago

This website uses cookies.