Rreziqet nga përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër. Por këto solucione janë shumë të dëmshme për shëndetin, thonë ekspertët.

Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër, dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive.

Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi nxit alergjitë tek amvisat

Sipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve pastruese.

Amvisat janë më të rrezikuara kështu si nga azma por edhe nga alergjitë e ndryshme. Duke mos e ditur burimin e alergjisë, amvisat ekspozohen rregullisht ndaj toksinave e sëmuren më shumë. Rreziku është më i lartë në shtëpitë që nuk kanë një sistem të mirë ajrosjeje, sepse toksinat aktivizohen më shumë në ajër të ndenjur.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që pastrojnë shtëpitë me solucione kimike dhe industriale duhet të tregojnë shumë kujdes.

Së pari, amvisat nuk duhet të përziejnë solucione të ndryshme në pastrimin e shtëpisë.

Arsenali pastrues i një amvise përbëhet nga: zbardhuesit, solucionet për banjën, atë për dyshemenë, atë për banakun, për xhamat, për pluhurat por edhe aromatikët. Përzierja e tyre dhe lëshimi i substancave në ajër është mjaft i dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes.

Për shembull, aromatizuesit e ajrit, solucionet spërkatëse për xhamat, dyshemenë e banakun vijnë rëndom me aromën e agrumeve. Kjo aromë, është padyshim një substancë tjetër kimike e cila ndërvepron negativisht me gazrat e lëshuar nga zbardhuesit.

Amvisat mund të ulin ndikimin e këtyre substancave duke mbajtur dyer e dritare hapur që të hyjë sa më shumë ajër dhe dritë dielli në shtëpi. Drita e diellit ka tendencën që të pengojë në nivel lartë ndërveprimin negativ të substancave kimike në ajër. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.