Rreziqet nga temperaturat e larta, mjekët apelojnë të bëhet kujdes me qëndrimin në diell

Stina e verës, me temperature të larta, shton edhe rrezikun për ndërlikime në shëndetin e njeriut.
Temperaturë, gjendje të fiktit, djersitje të përzierja apo dhimbje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet.
Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.
Në këto ditë të nxehta mjekët bëjnë thirrje që të shmangen orët e pikut kur rrezatimi është i lartë dhe i dëmshëm.
Mjeku i familjes Neritan Biba thekson se gjate kesaj periudhe i nxehti po ashtu mund të komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni apo problemet e zemrës.
Për të gjithe grupmoshat këshilla e mjekëve mbetet konsumimi i shumë lëngjeve ndërsa zarzavatet e frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti për të forcuar imunitetin.
Nëse simptomat zgjasin në kohë duhet te kërkohet ndihma e mjekut.