Lajme

Rrëzohet avioni me 62 persona në Brazil, inxhinieri: Kishte akull, s’funksionoi sistemi i shkrirjes

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në San-Paolo të Brazilit, ndërsa mësohet se asnjëri nuk i ka mbijetuar përplasjes.

Avioni i linjës VoePass ishte drejtuar për në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos në San-Paolo, kur mori flakë dhe ra bashkë me 58 pasagjerët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit në qytetin e Vinhedos.

Shkaqet për rrëzimin e aeroplanit Voepass ATR-72 janë ende të paqarta.

Inxhinieri Celos Faria de Souza, ekspert kriminalist në aksidentet aeronautike dhe drejtor i Shoqatës Braziliane të Sigurisë në Fluturime (Abravoo), deklaroi për “O Globo” se bazuar në imazhet e deritanishme, me 95% siguri ka pasur një arsye kryesore: “Shihet një formacion akulli në zonën e aksidentit. Akulli mund të jetë formuar në krahun e avionit dhe sistemi i shkrirjes, për disa arsye, nuk ka funksionuar. Me këtë, avioni humbet lartësinë dhe bie siç e shohim në video.

Gjatë një aktiviteti në jug të Brazilit, presidenti Luiz Injacio Lula da Silva u kërkoi pjesëmarrësve të mbanin një minutë heshtje teksa ndau lajmin me ta. Ai tha se pasagjerët dhe ekuipazhi kishin humbur jetën, por pa sqaruar burimin e këtij informacioni.

Televizionet braziliane shfaqën pamjet të një zone të mbuluar nga zjarri dhe tymi prej copave të avionit në një zonë të banuar me shtëpi. Pamjet e tjera treguan një avion duke u zhytur vertikalisht drejt Tokës dhe duke kryer spirale gjatë kohës që rrëzohej. /AP

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

2 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

2 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

2 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

3 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

3 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

3 hours ago

This website uses cookies.