Rrëzohet avioni në aeroportin e Torontos, plagosen 18 persona

avioni në aeroportin e Torontos

Një avion me 80 persona u rrëzua dje në aeroportin Pearson të Torontos, duke u kthyer përmbys dhe duke lënë të paktën 18 të plagosur.

Avioni i kompanisë “Delta Airlines”, një Bombardier CR900, thuhet se po fluturonte nga Minesota në Toronto.

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njoftoi aeroporti përmes një deklarate në platformën ‘X

Pamjet nga aeroporti tregojnë avionin e mbuluar me borë me kokë poshtë në asfalt.

Fluturimi – i operuar nga filiali i Delta Endeavour Air – u rrëzua gjatë uljes në Toronto rreth orës 14:45 me orën lokale (19:45 me orën MB).

Të 80 personat në bord u evakuuan, raporton CBS News, duke cituar Administratën Federale të Aviacionit (FAA).

“Dy persona në gjendje kritike janë transportuar me avion në një qendër traume aty pranë dhe një fëmijë është dërguar me ambulancë në një spital në qendër të Torontos.Dymbëdhjetë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta,” , tha mbikëqyrësi rajonal i shërbimeve paramedikale.

Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB) tha se po “vendoste një ekip për të hetuar” aksidentin, i cili erdhi disa javë pas dy aksidenteve fatale në SHBA. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA tha se një ekip hetuesish do të ndihmonte TSB-në e Kanadasë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.