Lajme

Rrëzohet avioni turistik 10 minuta pas ngritjes, nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan i vogë0l me nëntë persona u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Bangkok, Tajlandë. Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes më 22 gusht, kur avioni, një turboprop Cessna Caravan C208B, që u drejtua për në aeroportin Ko Mai Chee, në provincën bregdetare të Trat, që ndodhet afërsisht 280 km në jug-lindje të Bangkok, humbi kontaktet e tij me kullën e kontrollit, rreth 11 minuta pas daljes nga aeroporti.Ekipet e kërkimit nisën menjëherë operacionet e shpëtimit, por për fat të keq, sipas autoriteteve lokale, nuk kishte të mbijetuar. Në bord, përveç dy pilotëve, ndodheshin edhe shtatë pasagjerë. Një familje prej pesë anëtarësh nga Hong Kongu, duke përfshirë dy djem të moshës 12 dhe 13 vjeç dhe dy shtetas të tjerë tajlandezë.Pamjet e postuara në rrjetet sociale nga policia lokale tregojnë avionin, i cili u rrëzua në një zonë kënetore me bimësi të dendur. Zona e paarritshme dhe moti i keq i ndërlikuan operacionet e shpëtimit. Fillimisht u gjet vetëm një grumbull llamarine, por kërkimet vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes, kur u gjetën eshtrat e pasagjerëve dhe disa veshje.Autoritetet lokale po punojnë për identifikimin e shkaqeve të aksidentit.Sipas informacioneve fillestare, avioni humbi kontaktin rreth 10 minuta pas ngritjes. Avioni u largua nga aeroporti në orën 14:46 dhe në orën 15:00 komunikimet me kullën e kontrollit tashmë ishin ndërprerë.Banorët e lagjes Bang Pakong të Chachoengsao-s raportuan se panë avionin të rrëzohej dhe më pas një shpërthim i fortë pasi u përplas në tokë. “Isha ulur para shtëpisë time – tha një nga banorët – dhe ndërsa avioni kalonte dëgjova një zhurmë të madhe motori. Disa sekonda më vonë u rrëzua pikërisht aty pranë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

7 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

8 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

8 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

8 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

8 hours ago

This website uses cookies.