Rrëzohet avioni ushtarak rus, mbante në bord 65 ukrainas të kapur rob në luftë
Ministria Ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se një avion transporti ushtarak Il-76 që mbante 65 të burgosur ukrainas, të kapur rob në luftës është rrëzuar në rajonin e Belgorodit. Ndërsa 7 të tjerë kanë qenë anëtarë të bordit dhe ekuipazhit të avionit rus.
Guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov më herët konfirmoi në kanalin e tij Telegram se një “incident” kishte ndodhur në rrethin Korochansky, por nuk dha detaje të tjera.
Kanali lokal Bletgorod postoi pamjet që pretendojnë të tregojnë se avioni po humbte me shpejtësi lartësinë përpara se të godiste tokën dhe të merrte zjarr.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se një aeroplan ushtarak me 65 robër lufte ukrainas është rrëzuar në jug të Rusisë.
Përplasja ndodhi në rajonin e Belgorodit dhe përfshiu një avion transporti ushtarak Il-76, thotë ministria.
Ministria thotë se gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues ishin gjithashtu në bord.