Rrëzohet mocioni me debat, Bardhi për raportin e OLAF: Ministria e Bujqësisë “skenë krimi”

Raporti i OLAF për fondet e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka ndezur debate në seancën e sotme plenare, pas rrëzimit të mocionit me debat të kërkuar nga grupi demokrat.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka hedhur akuza mbi Ministrinë e Bujqësisë, duke u shprehur se ky institucion në raportin e OLAF është shpallur “skenë krimi”.

Sipas Bardhit, Zyra kundër Mashtrimit në BE ka njoftim zyrtar mbi këtë çështje dhe Kuvendi nuk mund të rrëzojë mocionin me debat.

“Ka një njoftim zyrtar të zyrës kundër mashtrimit në BE që deklaron se ka informuar autoritetet përgjegjëse,  përfshi edhe ato të drejtësisë, mbi raportin përfundimtar të zyrës së OLAF për abuzimet në sektorin e bujqësisë. Çfarë më shumë zyrtare kërkoni ju? Ministrja duhet të ketë marrë raportin zyrtar. Nëse se kanë sjellë, autoritet e BE s’kanë besim te drejtësia shqiptare.

Në faqen e KE e kanë dërguar në republikën e Shqipërisë në institucionet përgjegjëse. Nëse Ministrinë e Bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, sigurisht mund të mos e kenë vënë në dispozicion.

Kanë shpallur skenë krimi Ministria e Bujqësisë dhe nuk ka një përgjigje nëse e kanë marrë apo jo raportin. Raporti është përfundimtar. Mocioni me debat bazohet në njoftim zyrtar të zyrës kundër mashtrimit në BE”, u shpreh Bardhi.

Sipas demokratit, Zyra kundër Mashtrimit në BE i ka sugjeruar KE-së që të pezullojë dhënin e fondit të programit të ri IPARD 3 në vlerën 112 milionë euro. Bardhi theksoi se opozita i ka shtrirë dorën mazhorancës për të miratuar masat e duhura ligjore në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për zhbllokimin e këtij fondi.

“Në këtë raport, theksohet se pas hetimit të rasteve të denoncuara pranë zyrës, është vërejtur që institucionet përgjegjëse në Shqipëri, është bazuar në fondin në vlerën 33 mln euro. Ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullojë dhënien e fondit të programit të ri IPARD 3 në vlerën 112 mln euro, para që do duhet të shkonin në ndihmë të fermerëve shqiptarë derisa të merren masat për të mbrojtur interesat financiare të BE.

Me vullnetin e mirë, opozita i shtriu dorën mazhorancës, që të bëhemi bashkë, të analizojmë gjetjet e raportit të OLAF dhe të miratojmë masat e duhura ligjore në bashkëpunim me BE për zhbllokimin e fondeve 112 mln euro”, theksoi Bardhi.

Në përgjigje të Bardhit, kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi tha se kërkesa e PD-së u refuzua për shkak se raporti është ende konfidencial, duke propozuar në Konferencën e Kryetarëve që diskutimi në parlament të kryhet pasi të jetë publikuar raporti zyrtar.

Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga Grupi i PD, kemi patur një qëndrim të qartë. Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me një sektor jetik si bujqësia. Por pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjen që po bën qeveria për të zhbllokuar ato mln euro, kemi thënë që është i parakohshëm një debat në Parlament sa kohë raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF të 2023 ku përmenden të gjitha shtete e Europës dhe ato që aderojnë për t’ju bashkuar Europës, ku ka shkelje lidhur me fondet. Raporti është ende konfidencial ndaj propozuam që ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë sqaruar gjithë kjo situatë”, tha Çuçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.