Categories: BotaLajme

“Rrinë kafeneve”, Zelensky i do në front, Polonia: Do t’i kthejmë burrat ukrainas në moshë lufte

Polonia është e gatshme të ndihmojë Ukrainën në marrjen e qytetarëve meshkuj të moshës ushtarake që të kthehen dhe të ndihmojnë vendin e tyre në luftën kundër Rusisë, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Ukraina ka nevojë për mbi 500 mijë ushtarë të rinj në front. Kjo thirrje është përsëritur vazhdimisht nga Presidenti Volodymyr Zelensky, teksa ai e ktheu në ligj reformën e shumëdiskutuar për mobilizimin ushtarak gjatë këtij muaji.

Reformat e Zelensky-t do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm dhe mosha për shërbimin ushtarak do të ulet nga 27 në 25 vjeç, ndërsa të gjithë burrat, pavarësisht nga kualifikimi, do të detyrohet të raportojnë në një zyrë rekrutimi për të “përditësuar” të dhënat e tyre personale.

Por për të siguruar efektivitetin e kësaj reforme duket se në ndihmë të liderit të Kievit do të vijnë edhe shtetet europiane, të cilat janë të indinjuara nga “të rinjtë ukrainas që i shohin gjithë ditën duke bredhur kafeneve”.

E para që ka shprehur gatishmërinë për të riatdhesuar burrat ukrainas, në mënyrë që Zelensky t’i dërgojë në front, është Polonia, e cila strehon një pjesë të konsiderueshme të rreth 950.000 ukrainasve që iu është dhënë strehim i përkohshëm nga Varshava.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Varshava është e gatshme të ndihmojë Kievin, teksa Ministria e Jashtme e Ukrainës ndaloi, këtë javë, të gjithë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të marrin ose rinovojnë dokumentet e tyre, përfshirë pasaportat, në zyrat konsullore jashtë vendit.

Shefi polak i mbrojtjes i tha transmetuesit Polsat se ai nuk ishte i befasuar nga lëvizja e Zelensky-t dhe autoritetet do të ndihmojnë Kievin të gjurmojë ata që shmangin “detyrën e tyre qytetare”.

“Autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka për të siguruar ushtarë të rinj në front, sepse nevojat janë të mëdha. Unë mendoj se shumë nga bashkatdhetarët tanë janë të indinjuar kur shohin të rinj ukrainas në kafene dhe dëgjojnë se sa përpjekje na duhet për të ndihmuar Ukrainën”, tha Kosiniak-Kamysz.

Ai po ashtu i bëri jehonë narrativës zyrtare të Kievit se ukrainasit që nuk mund të shmangnin draftin kanë “ankesa të justifikuara kundër bashkëmoshatarëve të tyre që janë shpërndarë nëpër botë”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, pretendoi të martën se vendimi për t’i hequr të drejtat burrave ukrainas ishte “i drejtë” dhe në përputhje me reformat.

Sipas zyrtarëve të BE-së, rreth 650.000 burra ukrainas të moshës luftarake jetojnë në vendet e bllokut. Kievi e ka identifikuar atë grup si një burim të rëndësishëm të pashfrytëzuar të fuqisë punëtore për forcat e armatosura.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.