Rriten aplikimet për dokumente biometrike, kërkesat më të larta vijnë nga emigrantët në këtë periudhë

Muaji Gusht shënon edhe fluksin më të lartë të kërkesave për t’u pajisur me dokumente biometrike, si karta apo pasaporta.
Janë kryesisht emigrantët që shrytëzojnë edhe ditët e pushimit, të cilat po i kalojnë në vendlindje për t’u pajisur edhe me dokumentet identifikuese.
Sipas qytetarëve shërbimi i ofruar pranë këtyre sportelve është korrekt dhe i shpejtë duke evituar në këtë mënyrë edhe radhët e pritjeve
Masat e marra prej zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta duket se po lehtësojnë edhe fluksin e aplikimeve, të cilat gjatë kësaj kohe janë shtuar ndjeshëm. Aplikimi për dokumente biometrik bëhet në zyrën ku qytetarët janë banorë, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Ndërsa riaplikimi mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
Përmes kartës biometrike, përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat shteti ynë ka marrëveshje.