Rriten aplikimet për skemat e përfitimit në bujqësi, shqetësim mbeten certifikatat e pronësisë për fermerët

Nga 2888 fermerë që aplikuan vitin e shkuar për të përfituar naftë pa akcizë këtë vit numri ka arritur në 3620. Sipas përgjegjësit të specialiteteve në Agjencinë Rajonale të Bujqësisë Hylvi Shimaj, peshën më të madhe e mban qarku Shkodër.
Shimaj tregon se interes të shtuar ka patur edhe për 7 skemat e tjera.
“Interes edhe për matrikullimin, bagëtitë e imta, blegtorinë, kultivimi i perimeve në sera etj.”, tha Shimaj.
Shqetësim edhe këtë vit mbeten certifikatat e pronësisë për fermerët.
“Problemet janë ato që kemi ngritur vazhdimisht, ku një pjesë e fermerëve penalizohen për mungesë të dokumentacionit”, tha ai.
Duke nisur nga kjo javë specialistët e AZHBR nisin verifikimet në dokumentacione e më pas në terren ku gjatë muajit të ardhshëm pritet të jenë gati përfituesit e parë të naftës pa akcizë.