Categories: LajmeRajoniSociale

Rriten çmimet e shportës në Kosovë, qytetarët ankohen: Të rritet edhe paga minimale

Çmimi i shportës familjare në Kosovë po vazhdon të rritet. Sipas zyrës së statistikave rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike gjatë muajit janar ishte 2.4 për qind, ndërsa gjatë vitit 2023 ajo ishte 3.4 për qind. Kjo ka ndikuar që qytetarët të ankohen se nuk po mund t’ia dalin me pagat që ata i marrin dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare të jetësës.

Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 400 euro.

“Për dikë është vështirë për dikë është disi për dikë është mirë gjithçka varet të ardhurave që i kanë, por në të vërtetë çmimet në vend që të ulen, vetëm po shkojnë dikën më pak dikën më shumë. Ka një problem në të gjithë botën në qoftë se rriten çmimet do të thotë se edhe taksat rriten dhe duhet të rriten edhe rrogat edhe pensionet. Ma merr mendja që duhet të jetë 300 euro ndoshta duhet”, shprehet qytetari.

Ushqimet bazike faktikisht janë duke u rritur në krahasim me vitet e më herët. Rritja e rrogave ka mbetur pensionet kanë mbetur çmimet kanë shkuar fantastike të larta. Paga minimale nën 400 euro nuk mundet të ja del një person vet i dyti”, tha një tjetër qytetar.

Në vitin 2020, inflacioni në Kosovë ishte në 0.2 %. Ngritja nisi në vitin 2021, me 3.4 %. Ndërsa, vitin 2022 Prishtina e mbylli me shkallë mesatare inflacioni në gati 12 për qind dhe vitin 2023 me 6.2%.

Norma e rritjes së çmimeve apo siç njihet ndryshe inflacioni, filloi të rritej ndjeshëm gjatë pandemisë së Covid-19  në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës.

Sipas parashikimit të Bankës Qendrore Evropiane shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2024 pritet të  jetë 3 për qind.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

15 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

15 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

15 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

15 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

16 hours ago

This website uses cookies.