Rriten kërkesat për kredi, ekspertët: Ndikoi ulja e normës së interesit

As. Dr. Antoneta Polo

Bizneset në vendin tonë në tremujorin e katërt të vitit 2024 rritën kërkesat për kredi, ndërsa bankat, shkallën e miratimit të tyre.

Kjo rritje, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ardhur si pasojë e uljes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga institucionet homologe, si Banka Qendrore Evropiane.

Konkretisht është rritur masa e kredisë që kanë dhënë institucionet e kreditit. Është rreth 280,7 miliardë lekë kredi e re e dhënë nga këto institucione për bizneset dhe individët. Gjithashtu me leverdi ka qenë kredia që marrin individët për blerje banesash, sepse është ulur norma e kësaj kredie në 3,66%,” thotë Prof. As. Dr. Antoneta Polo.

Ndërkaq shkalla e miratimit të kreditimit u raportua në rritje edhe për individët në këtë periudhë.

Marrja e një kredie lehtëson qoftë bizneset, qoftë individët në përdorimin e likuiditeve. Pra, unë sot marr një kredi si biznes dhe hap një biznes të caktuar ose përforcoj biznesin ekzistues pa u shtrënguar dhe pa u vënë në vështirësi financiare për të përdorur ato lekë që unë kam për një nevojë tjetër,” thekson pedagogia Polo.

Sipas ekspertëve pritet që edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, kërkesat për kredi, si nga ana e bizneseve për të investuar, ashtu edhe nga individët për financimin e konsumit edhe për blerjen e banesave të jenë të larta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.