Bizneset në vendin tonë në tremujorin e katërt të vitit 2024 rritën kërkesat për kredi, ndërsa bankat, shkallën e miratimit të tyre.
Kjo rritje, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ardhur si pasojë e uljes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga institucionet homologe, si Banka Qendrore Evropiane.
“Konkretisht është rritur masa e kredisë që kanë dhënë institucionet e kreditit. Është rreth 280,7 miliardë lekë kredi e re e dhënë nga këto institucione për bizneset dhe individët. Gjithashtu me leverdi ka qenë kredia që marrin individët për blerje banesash, sepse është ulur norma e kësaj kredie në 3,66%,” thotë Prof. As. Dr. Antoneta Polo.
Ndërkaq shkalla e miratimit të kreditimit u raportua në rritje edhe për individët në këtë periudhë.
“Marrja e një kredie lehtëson qoftë bizneset, qoftë individët në përdorimin e likuiditeve. Pra, unë sot marr një kredi si biznes dhe hap një biznes të caktuar ose përforcoj biznesin ekzistues pa u shtrënguar dhe pa u vënë në vështirësi financiare për të përdorur ato lekë që unë kam për një nevojë tjetër,” thekson pedagogia Polo.
Sipas ekspertëve pritet që edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, kërkesat për kredi, si nga ana e bizneseve për të investuar, ashtu edhe nga individët për financimin e konsumit edhe për blerjen e banesave të jenë të larta.
Policia e Shkodrës njofton prodecimin penal për 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Një…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një "pazar politik"…
Deputeti i Demokracisë së Re, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Konstandinos Tasoulas është zgjedhur këtë…
Milani i Sergio Conceiçao-s po përgatitet të përballet me Feyenoord-in në ndeshjen e parë të…
Dita e parë e vlefshme për ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve…
Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë –…
This website uses cookies.