Rriten kërkesat për t’u bërë pjesë e FA-së, uniforma e ushtarit një mundësi e mirë punësimi

FA se
Ministria e Brendshme prej kohësh ka nisur Fushatën e rekrutimeve e të rinjve në Forcat e Armatosura me sloganin “Bëhu versioni yt më i mirë” e cila do zgjasë deri më 9 janar.
Në Qendrën e Personel Rekrutimit shifrat flasin për një interes në rritje, veçanërisht dy vitet e fundit, ku të rinj nga e gjithë Shqipëria gjejnë mundësi të mira për arsimim apo përfitimin e një profesioni.
Përveç punësimit të sigurt, uniforma u ofron të rinjve rritje në grada dhe përfitime afatgjata.
Shqipëria prej vitesh kontribuon në misione paqëruajtse, ajo konsiderohet si vendi i rëndësishëm i NATO-s përsa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione paqëruajtse në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.