Rriten protestat në Izrael ndaj Netanjahut, palestinezët: Kryeministri izraelit ka mbaruar
Emmanuel Navon, një ish-anëtar i Likud dhe profesor i shkencave politike, parashikon se udhëheqja e gjatë e Benjamin Netanjahut në Izrael po shkon drejt fundit dhe se ai ka të ngjarë të mos largohet deri vitin e ardhshëm.
“Netanjahu është varrosur politikisht shumë herë më parë dhe është rikthyer. Por këtë herë është ndryshe për shkak të 7 tetorit. Nuk është i njëjti vend. Ka mbaruar për Bibin. Ai është 74 vjeç, nuk bën asnjë stërvitje, ka një punë shumë të vështirë dhe i vendosin një stimulues kardiak gjashtë muaj më parë”, tha Navan.
Sipas palestinezëve, Netanjahu ka mbijetuar në politikën izraelite mbi parimin përça dhe sundo.
Por Navon tha se dyshon se Netanyahu do të detyrohet të largohet nga detyra vetëm nga vala e re e protestave masive në rrugë, transmeton Al Jazeera.
“Fundi i vitit, kur lufta të jetë fituar në Gaza dhe në veri, ka më shumë gjasa”, tha Navan.