Rriten rastet e dhunës në familje në qarkun e Shkodrës
Rastet e dhunës në familje në qarkun e Shkodrës duket se janë në nivele alarmante.Statistikat zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës flasin për mbi 15 raste dhune në familje, veçanërisht ndaj grave që nga nga fillimi i këtij viti. Për psikologen Angjela Radovani, faktorët që nxisin dhunën janë të shumtë,ndër këto faktori kryesor është ai ekonomik.
Që nga Janari i këtij viti e deri tani që flasim, në Shkodër janë mbi 10 persona të proceduar penalisht dhe 5 të arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.