Rriten shpresat për armëpushim në Gazë pas pranimit të projektmarrëveshjes nga Hamasi

Gazë pas pranimit

Hamasi ka pranuar projektmarrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, që janë të përfshirë në negociatat për arritjen e një armëpushimi, thanë se Izraeli dhe grupi militant palestinez ishin në pikën më të afërt të nënshkrimit të një marrëveshjeje, që do të ishte një hap më afër përfundimit të luftës 15 mujore.

Agjencia e lajmeve Associated Press mori një kopje të marrëveshjes së propozuar dhe një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit konfirmuan vërtetësinë e saj. Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar. Të tre zyrtarët folën në kushte anonimiteti.

“Unë besoj se do të arrijmë një marrëveshje armëpushimi”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një fjalimi të martën, duke theksuar se kjo varet nga Hamasi. “Jemi në prag të një marrëveshjeje. Jemi më afër se kurrë më parë, dhe kjo mund të ndodhë brenda disa orësh ose disa ditësh”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari bënë përpjekje të mëdha vitin kaluar për të ndërmjetësuar një marrëveshje për përfundimin e luftës, e cila do të siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve të rrëmbyer nga militantët e Hamasit në sulmin e 7 tetor 2023. Gati 100 pengje ende po mbahen nga militantët brenda Gazës dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre kanë vdekur.

Zyrtarët kanë shprehur optimizëm edhe më parë, që ka përfunduar në bllokim të negociatave dhe fajësim mes palëve ndërluftuese. Por tani ata sugjerojnë se mund të përfundojnë një marrëveshje përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në 20 janar. I dërguari i zotit Trump për Lindjen e Mesme i është bashkuar negociatave.

Hamasi tha përmes një deklarate se negociatat kishin arritur “fazën e tyre të fundit”./VOA

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.