Rriten sipërfaqet me bimë medicinale/Kodra: Kjo u reflektua edhe tek rritja e aplikimeve për subvensione
Në 2 vitet e fundit sipërfaqet e mbjella me bimë mjeksore në Malësi të madhe janë rritur me të paktën 400 hektarë. Krahas zgjerimit të mbjelljeve, këtë vit ka patur rritje edhe të aplikimeve për subvensione në kategorinë e bimëve medicinale. Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2024 ofron mbështetje për fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.